EMSH Zyra

EMSH është një emër që vjen si produkt i EuroMetal Shkëmbi. Në bazë të kulturës artizanale dhe angazhimit të familjes Shkëmbi, kjo kompani ka kontribuar në transformimin e një koncepti artizanal në një produkt industrial. E krijuar në vitin 1991, EMSH prodhon dyer të blinduara dhe kangjella metalike duke respektuar standartet europiane në projektimin dhe prodhimin e tyre. Produktet janë të certifikuara nga instituti Giordano në Itali me çertifikatën e produktit klasi III.

Tregu shqiptar e njeh EMSH si një prodhues në një game të gjerë produktesh kualitative. Kjo falë një eksperience shumëvjecare në këtë fushë dhe një stafi të specializuar që përkujdeset për cdo fazë të prodhimit, duke qëne një produkt i sigurtë, me izolim akustik dhe termik. Kjo është forca që lejon krijimin e një produkti unik dhe të larmishëm. Qëllimi i EMSH është që të ofrojë zgjidhje sa më të mirë për ju.

Për më shumë, na ndiqni në kanalin tonë në youtube